• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha komenton detaje nga akuza e SPAK, skandaloze përmendja e emrave të fëmijëve autikë, detaji me këshilltarin dhe pse nuk po publikohet e plotë dosja

droni by droni
14 September, 2024
in Kryesore, Politika
0
Berisha komenton detaje nga akuza e SPAK, skandaloze përmendja e emrave të fëmijëve autikë, detaji me këshilltarin dhe pse nuk po publikohet e plotë dosja
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i PD, Sali Berisha publikoi sot pjesë të dosjes prej 500 faqesh që ka përpiluar SPAK në lidhje me akuzën ndaj Berishës, dhëndrrit të tij Malltezi, biznesmenit Bektashi dhe Begeja.

Berisha tha se ka ndodhur një skandal ndër të tjera teksa SPAK ka përmendur emrat e fëmikëve autikë kur ka hetuar edhe Fondacionin “Fëmijët shqiptarë” dedikuar për fëmijët autikë, drejtuar nga Liri Berisha.

Në vijim ai tha se falenderonte Abin dhe Argitën që kanë dhuruar për fëmijët autikë, duke theksuar se ky nuk është krim, por një traditë fisnike.

“Kështu, në aktakuzën e tyre, treshja mercenare e prokurorisë private të Edi Ramës kanë sjellë si prova të korrupsionit tim pasiv, ndihmën bamirëse që dhëndri dhe vajza ime, Jamarbër dhe Argita Malltezi kanë dhënë çdo vit duke paguar nëpërmjet bankës, pra me para të tatuara, disa familjeve në nevojë shpenzimet për trajtimin e fëmijëve të tyre autikë në qendrën rajonale të autizmit në Shqipëri, të Fondacionit “Fëmijët shqiptarë”, drejtuese e të cilit është Liri Berisha.
Në aktakuzën e tyre, monstrat e fëmijëve tanë nxjerrin se Argita dhe Jamarbër Malltezi paskan korruptuar mua dhe Liri Berishën sepse në mënyrë të përvitshme kanë paguar me bankë në fondacion tarifën e trajtimit të fëmijëve autikë të disa familjeve që nuk e paguanin dot atë që nga viti 2010 gjer në vitin 2022, dhe në total ky çift ka kontribuar me rreth 118 mijë euro.
Nuk është zakon kurrë të falënderosh publikisht familjarët, por nuk mund të ndalem pa i falënderuar me shumë mirënjohje Abin dhe Argitën sepse kanë mbajtur, kanë vazhduar traditën më fisnike të shqiptarëve, bujarinë dhe bamirësinë, e cila ka pasur në kohëra vlerësimet më të larta”, tha Berisha.

Në vijim kreu i PD, në arrest shtëpiak tha se Liri Berisha ka dhënë ndihmë kolosale për fëmijët autikë, pa asnjë pagesë dhe pa asnjë fond nga qeveria

Fondacioni “Fëmijët shqiptarë” është themeluar në vitin 1996 nga një mik i madh dhe i vërtetë i Shqipërisë, Domenik Skalione, ish-president i parë i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan te Sipërmarrjes, që në vitin 2005 i besoi drejtimin e këtij fondacioni Liri Berishës, e cila pasi doli në pension, në vend të punës në një klinikë private, zgjodhi t’i përkushtohet kryesisht të fëmijëve shqiptarë, por edhe të moshuarve këtu.

“Njëlloj si ajo, bordi i fondacionit nga themelimi gjer sot ka funksionuar me përkushtim pa asnjë shpërbilm.
Nën drejtimin e saj dhe të bordit, Fondacioni “Fëmijët shqiptarë” ka dhënë kontribut thelbësor në trajtimin shkencor të talasemisë, duke ngritur nga hiçi në Lushnje qendrën më moderne të vendit në trajtimin e talasemisë, për çka është nderuar me Qytetari Nderi nga bashkia socialiste e qytetit.
Fondacioni, me lidhjet e tij, ka arritur të dërgoj për operime të vështirë në spitalet më të mira me dhjetëra fëmijë si dhe ka ndihmuar qindra fëmijë në shtëpitë e fëmijëve, por edhe në kopshte, madje edhe të moshuar në azile.
Por pa dyshim, kontributin më të jashtëzakonshëm ky fondacion, kundër të cilit Rama ka ndërsyer larot dhe mjerot e tij në media, dhe mercenarët e tij në prokurorinë politike, e ka dhënë nga viti 2005 e këtej me kthesën rrënjësore që arriti të shënojë në qëndrimin në Shqipëri ndaj çrregullimit të autizmit dhe konkretisht në fushën e rritjes së ndjeshmërisë së shoqërisë ndaj autizmit dhe në diagnostikimin, trajtimin modern të fëmijëve autikë dhe studimet shkencore në këtë fushe.
Ky fondacion, me mbështetjen e fondacionit ‘Autizem Speks’ pa asnjë ndihme nga shteti, ngriti në Tiranë Qendren Rajonale të Autizmit, qendër ekselence, e cila ka diagnostikuar dhe trajtuar me metodat me bashkëkohore mijëra fëmijë nga Shqipëria dhe qindra nga vendet përreth, dhe me një sukses mbi 85% (sukses konsiderohet kur këta fëmijë shkojnë në shkollë).
Qendra Rajonale e Autizmit e Tiranës ka ngritur qendrat pothuajse në të gjitha qytetet e mëdha të vendit, nga Gjirokastra në Kukës, por edhe në tre vendet përreth.
Qendra ka specializuar qindra psikologë në këtë fushë, ka botuar shtatë libra kryesorë të fushës dhe prodhuar një seri me DVD, të cilat ndihmojnë jo vetëm specialistët, por dhe prindërit të ndihmojnë fëmijët e tyre me këtë çrregullim, që për fat të keq incidenca e të cilit po rritet shumë.
Nga 1 në 170 persona që ishte 5-6 vjet më parë, sot në SHBA shkruhet se ky çrregullim prek 1 në 36 fëmijë.
Theksoj dhe njëherë se fondacioni nga qeveria e para viteve 2013 nuk ka marrë asnjë qindarkë, kurse pas viteve 2013, janë bërë përpjekje të përsëritura të turpshme nga autoritetet qeveritare për dëmtimin e veprimtarisë së tij”, shpjegoi Berisha pjesë të dosjes që trajtojnë fondacionin e drejtuar nga Liri Berisha.

Berisha solli edhe rastin e sponsorizimit të këngëtares Elhaida Dani nga biznesmeni Fatmir Bektashi.

Jam gati ta publikoj aktakuzën, por ata e kishin shpërndarë në studiot televizive përpara se ta lexoja

“Ky biznesmen paska sponsorizuar dhe ky është akt, sipas tyre korruptiv, në vitin 2013, një udhëtim të Rikardo Koçiantes, mentorit të këngëtares së njohur, asokohe vajzë e re shqiptare, Elhaida Dani, e cila nën instruksionet dhe mbështetjen e tij, fitoi ‘Voice of Italy’.
Dhe me këtë rast, u ftua Rikardo bashkë me këngëtaren për t’u dekoruar nga Presidenti i Republikës.
Ministria e Kulturës, se kush nuk mund të them, i është drejtuar dhe Fatmir Bektashi ka sponsorizuar udhëtimin dhe qëndrimin e tyre.
Rikardo Koçiante, këngëtari i famshëm i cili edhe para disa kohësh ka qenë në Tiranë, në atë udhëtim nuk ka dhënë asnjë koncert. I janë bërë nderimet nga Presidenti i Republikës si një akt mirënjohje dhe vlerësimi”, tha Berisha.

Për herë të parë Berisha përmendi edhe një detaj nga dosja që lidhej me një këshilltar të tij.

”Së fundmi, akt korruptiv, provë tjetër kanë sjellë se Fatmir Bektashi paska sponsorizuar një biletë të Flamur Kuçit në studion e Libeskindit, për të cilin Sali Berisha nuk ka asnjë dijeni.
Fatmir Kuçi ka qenë këshilltar te unë, por ka qenë edhe pedagog në universitet. Udhëtimi i tij te Libeskind nuk ka pasur asnjë lidhje me projektin që ky arkitekt i madh kishte hartuar për Homeplanin.
Këto janë akuzat konkrete për korrupsion me shifra, që mercenarët dhe monstrat e fëmijëve, kanë sjellë kundër Sali Berishës.
Ajo që më revoltoi jashtë mase, se ata këtë aktakuzë e kishin shpërndarë dhe unë i mësova këto nga studiot televizive para se ta lexoja.
E them këtu, nuk kam asnjë rezervë për ta publikuar që nesër, përveç do shihni aty qindra e mijëra emra që kanë futur vetëm për të mbushur faqe, gjë e cila nuk mund ta bëj pa asnjë aprovim të tyre se ata mund të lëndohen dhe nuk kam të drejtë t’i lëndoj”, deklaroi Berisha. a.b

Previous Post

Ish drejtori i policisë së Lezhës mbetet në qeli

Next Post

Rama, megjithatë nuk shuan shpresat e klientëve të pushtetit me prona publike në plazhe

droni

droni

Next Post
ARSEN RUSTA/ Tani mbajeni shezlonget për vete!

Rama, megjithatë nuk shuan shpresat e klientëve të pushtetit me prona publike në plazhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.