Rexhë Byberi, kryetar i bashkisë së Tropojës dhe zëvendësi i tij, Abedin Kërrnaja u lanë sot në arrest shtëpiak nga GJKKO.
“Nuk kam shkelë asnjë ligj, asnje abuzim, pershendes Troppjën nga ketu”, tha Byberi para mediave që ndodheshin në ambientet e jashtme të GJKKO.
Dy zyrtarët e lartë të Tropojës dolën mëngjesin e kësaj të enjteje para Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë.
Sipas Prokurorisë së Posaçme ata kanë lejuar ndërtimin e një rruge pa marrë më parë lejen nga organet kompetente duke shkaktuar dëm natyror. a.b











