Një vajzë 14 vjeçe ka lindur në maternitetin e Korçës ndërsa një 21 vjeçar pranoi atësinë e tij. Megjithatë ai u arrestua nga policia për marrëdhënie sek*uale me të mitur.
“Komisariati i Policisë Korçë ndaloi me iniciativë shtetasin D. K., 21 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, pasi dje në martenitetin e qytetit Korçë, ka lindur një fëmijë, një 14-vjeçare. Pas deklarimeve të marra nga Specialistët për Hetimin e Krimit 21-vjeçari ka pranuar që është babai i fëmijës”, njoftoi policia e Korçës. a.b












