Trupi i pajetë i një gruaje është gjendur në det sot pasdite. Trupi u gjet në plazhin e lagjes 13, afër zonës e njohur si hekurudha.
“Rreth orës 19:15, në lagjen nr .13, është gjetur në det, trupi i pajetë i shtetases N. H., 70 vjeçe, banuese në Kosovë, e cila dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det.
Nga këqyrja paraprake e trupit të 70-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune”, njoftoi policia e Durrësit.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit. r.k












