Kanë dalë pamjet e arrestimit të Marklen Hakës.
Ai fillimisht u rrethua nga RENEA në shtëpinë e tij në lagjen Haka në Nikël. Duket se ai ka bërë një përpjekje për të ikur por është zënë nga njësi e specialëve.
https://rumble.com/v5dw6p5-video-pamjet-e-arrestimit-n-nikl-t-marklen-haks.html
Marklen Haka, alias Marklen Aliu është i datëlindjes 1991, lindur në Kruje dhe banues ne lagjen e Hakave, Nikël, Krujë.
Haka është i dyshuar per veprat penale “Vrasje me paramendim”, e mbetur ne tentative, ne dëm të shtetasit Durim Bami, ngjarje e ndodhur në datën 04.11.2020 në
gytetin e Tiranes, kryer ne forme te veçantë te bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale per te kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armeve shpërthyese dhe municionit”. m.k











