Një fabrikë e lëndëve plastike ka marrë flakë në Elbasan duke ndotur edhe më ajrin tashmë problematik të këtij qyteti.
“Rreth orës 15:00, në ish-kombinatin metalurgjik, në një fabrikë plastike, ka rënë zjarr, dyshohet prej një shkëndije elektrike.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, nga të cilat janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njoftoi policia e Elbasanit.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. a.b











