3 adoleshentë sulmuan një 65 vjeçar për ti rrëmbyer portofolin me para duke i shkaktuar plagë.
Ngjarja ndodhi në një nga rrugët e qytetit të Shkodrës.
”Komisariati i Policisë Shkodër arrestoi një shtetas 16 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, në rrugën “13 Dhjetori” kanë tentuar t’i marrin me dhunë portofolin shtetasit P. Th., 65 vjeç, banues në Shkodër. 65-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Vijon puna për identifikimin e 2 autorëve të tjerë dhe për sqarimin e rrethanave të rastit”, njoftoi policia e Shkodrës. a.b











