Një 24 vjeçar u arrestua sot në Tiranë pasi dhunoi bashkëjetuesen derisa ajo u hodh nga kati i dytë i banesës.
“24-vjeçari dyshohet se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:30 ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila si pasojë e dhunës është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës. Aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia e Tiranës.
Materialet i kaluan Prokurorisë. r.k












