Polici që shtiu mbi drejtorin e KESH një ditë më parë është vetdorëzuar sot në polici bashkë me armën që shtiu.
Erjon Goxhara qëlloi me 2 plumba Lorenc Kostën në rrugën Komuna e Parisit.
“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 19.08.2024, për ngjarjen e ndodhur në afërsi të një marketi në rrugën “Tish Daija”, sot, rreth orës 17:00, është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, së bashku me armën e shërbimit me të cilën ka kryer veprën penale, shtetasi Erjon Goxhara, 46 vjeç”, njoftoi policia e Tiranës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. m.k











