Një i ri jumbi jetën në aksin Shëngjin Lezhë në një aksident në orët e para të mëngjesit.
“Rreth orës 04:00, në aksin rrugor “Shëngjin-Lezhë”, shtetasi Gj. V., 30 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë në anë të rrugës. Nga përplasja ka humbur jetën 30-vjeçari dhe është dëmtuar pasagjeri në këtë automjet, shtetasi A. V., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës dhe aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore”, njoftoi policia e Lezhës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. a.b











