Tragjedia në shtëpinë e amerikanit në Tiranë i zbulua nga kolegët e tij të ‘Albania College’.
Mathew James Werts vrau gruan dhe dy qentë e tyre para se të vetëvritej ndërsa punonte si mësues në “Albania College”.
Ai nuk u paraqit në shkollë pa asnjë justifikim, prandaj kolegët e tij u shqetësuan dhe drejtori i shkollës vendosi të vizitojë shtëpinë e Werts.
Atje ai pa masakrën.
Policia ka gjetur një letër nga Werts ku shkruhej shkurt: “Më fal, nuk ja dola dot.” m.k












