Dy mjete lundruese Jet Ski, u përplasën sot në thellësi të plazhit të Velipojës, rreth një milje larg nga perimetri i sigurisë, ku si pasojë e plagëve të marra shtetasi italian N. L., 19 vjeç, humbi jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Policia arrestoi këtë mbrëmje 20 vjeçarin tjetër, i cili ndërkohë është edhe kunati i italianit që humbi jetën.
“Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, u arrestua në flagrancë shtetasi S. D., 20 vjeç, banues në Napoli Itali (vëllai i të fejuarës së shtetasit N. L, që humbi jetën), njoftoi policia e Shkodrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasje nga Pakujdesia”. r.k












