Në dy ngjarje të ndryshme në Tiranë dhe Kukës janë plagosur me thikë këtë mbrëmje dy persona.
“Rreth orës 21:00, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është goditur me mjet prerës shtetasi D. Xh., 46 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia e Tiranës.
Ndërkaq në Kukës u qëllua me thikë një 15 vjeçar i cili u dërgua me urgjencë në spital.
“Rreth orës 20:30, në qytetin e Kukësit, pranë Muzeut, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur me mjet prerës një 15- vjeçar, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje bashkë me grupin hetimor dhe vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen autorit/ve, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia e Kukësit. m.k











