4 persona u dëntuan në nkë aksident që ndodhi përgjatë aksit Librazhd Prrenjas. Shkak ishte dalja e makinës nga rruga dhe rënia në një rrëpirë.
“Në fshatin Polis Vila, automjeti me drejtues shtetasin R. B., ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas që udhëtonin në këtë automjet, të cilët po transportohen me ambulancë për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia e Librazhdit.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit. a.b












