• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Depo me pistoleta, SPAK arreston 3 persona, si funksiononte grupi kriminal i trafikut të armëve

droni by droni
1 August, 2024
in Kronika, Kryesore
0
Depo me pistoleta, SPAK arreston 3 persona, si funksiononte grupi kriminal i trafikut të armëve
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një depo ilegale pistoletash është zbuluar dhe për 6 pereona është lëshuar urdhër arresti mes të cilëve 3 ranë në pranga.

Prej prillit të 2023, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar, po heton në ngarkim të drejtuesit të një fugoni ku u gjetën 6 psitoleta të fshehura brenda një tavoline druri gjatë kalimit të tij drejt Britanisë nga Durrësi.

mjetit, shtetasit J.K.

“Më datë 10.04.2023, gjatë procesit të skanimit të mjetit tip fugon me targa angleze KS 15 MZN (që drejtohej nga shtetasi J.K.) janë konstatuar anomali, ndaj është konkluduar me kontrollin fizik të tij pranë pikës së kontrollit në prani dhe të drejtuesit të mjetit. Nga kontrolli fizik i fugonit rezultoi se, në brendësi të një tavoline punim druri u gjetën të fshehura dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasia prej 8 armësh zjarri të llojit pistoletë, 4 krehëra pistolete dhe 201 copë fishekë kalibër 9 mm.

Bazuar në sasinë e konsiderueshme të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak të sekuestruar, me destinacion final Mbretërinë e Bashkuar, referuar mënyrës se si kanë vepruar organizatorët e këtij trafikimi për sigurimin e tyre dhe fshirjen e numrave të serisë në 6 (gjashtë) prej armëve të zjarrit me qëllim mos identifikimin e tyre, është vlerësuar se këto armë zjarri nuk do përdoreshin për vetëmbrojtje. Kryerja nga organizatorët e këtij trafiku e veprimeve të fshehjes së sendeve të sekuestruara në brendësi të objekteve punim prej druri, për të mos u kapur nga kontroll i mundshëm i strukturave të policisë dhe doganës, përdorimi i gjeneraliteteve të rreme, si të dorëzuesve të porosive tek kompania e transportit, ashtu dhe të pritësve të tyre në Mbretërinë e Bashkuar, dhe ndërmarrja e veprimeve për dorëzimin e sigurt në destinacion, krijuan dyshimin e arsyeshëm se ndodhemi para kryerjes së veprës penale në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.

Pas regjistrimit të procedimit penal janë kryer një sërë veprimesh hetimore, me qëllim mbledhjen e provave dhe identifikimin e autorëve të tjerë që kanë marrë pjesë në këtë aktivitet të paligjshëm kriminal. Më datë 15.06.2023 është bërë e mundur që të ndalohej shtetasi F.Gj, i cili ka patur rolin e ndihmësit në këtë aktivitet të paligjshëm kriminal, pra atë të transportuesit, i cili është marrë në cilësinë e të pandehurit F.Gj, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, mbetur në tentativë.

Sa i përket drejtuesit të mjetit tip fugon me targa angleze të hetuarit J. K., nuk është bërë e mundur që të mblidhen prova me anën e të cilave të vërtetohet fakti se ishte i implikuar që të kishte marrë pjesë, apo të kishte dijeni për episodin e datës 10.04.2023, do i kërkohet gjykatës pushimin e cështjes.

Është bërë e mundur të identifikohen personat e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm kriminal, që janë marrë me organizimin, drejtimin dhe financimin e këtij grupi të strukturuar kriminal, i cili merrej me sigurimin e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak, me qëllim trafikimin e tyre për në Mbretërinë e Bashkuar tek porositësit e këtyre armëve.

Roli i organizatorëve të këtij trafiku ka konsistuar në sigurimin e armëve të zjarrit (disa nga të cilët me numrat e identifikimit të fshirë), gjetjen e ambientit të përshtatshëm dhe specialistëve të fushës sëmobilierisë në periferi të Tiranës të cilët do mundësonin fshehjen e tyre në brendësi të produkteve të drurit (kryesisht tavolina), sigurimin e personave që do bënin zhvendosjen e “porosive” për tek kompania e transportit Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri e cila ndodhej po në qytetin e Tiranës, vënia në dispozicion e mjetit të transportit dhe mjeteve të komunikimit, si dhe shpërblimet respektive për çdo transport që kryej. Personat e përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm kanë dhënë gjeneralitetet të rreme të dorëzuesve të produkteve, dhe të pritësit të tyre në Mbretëri e Bashkuar.

 

Për interesa të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar  “arrest në burg” për 6 (gjashtë) persona si të dyshuar për kryerjen e elementëve të veprave penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”,mbetur në tentativë dhe kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.

Është bërë e mundur që të ekzekutohen masa e sigurimi personal për 3 (tre) personat nën hetim që jetonin dhe banonin në Shqipëri, më konkretisht për shtetasit: A.H., R.A., dhe B.T., si dhe po bashkëpunohet me autoritetet e huaja për ekzekutimin e masave të sigurimit personal për 3(tre) personat e tjerë nën hetim që janë shpallur në kërkim, pasi jetojnë dhe banojnë jashtë Shqipërisë.

Falë hetimeve intensive dhe të gjithanshme të këtij procedimi penal është bërë e mundur që këtij grupi të strukturuar kriminal ti sekuestroheshin armë dhe sende të tjera provë materiale si më poshtë:

– Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në Shqipëri, më datat 10.04.2023 në P.K.K Port Durrës, dhe 16.06.2023 në Tiranë, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

–          6 (gjashtë) armë zjarri të llojit pistoletë, marka “GLOCK”, me numra të fshirë me mbishkrim “Glock Austria 9 x 19”.

–          1 (një) armë zjarri të llojit pistoletë, marka “HERSTAL”, me numër 1534 P.

–          1 (një) armë zjarri të llojit pistoletë, marka “BROWNING”, me numër 2205.

–          4 (katër) krehra pistolete ngjyrë e zezë

–          201 (dyqind e një) copë fishekë kalibër 9 mm.

–          1 650 (njëmijë e gjashtë qind e pesëdhjetë) euro

–          31 700 (tridhjetë e një mijë e shtatëqind) lekë

–          8 (tetë) aparate telefonash celularë

–          1 (një) aparat DVR, e markës “HILOOCK”,

–          dokumente të ndryshme

–          1 (një) automjet i markës Mercedes Benz Sprinter

– Gjithashtu, në zbatim të vendimeve të Gjykatës, në datën 01.08.2024 është ushtruar kontroll në disa banesa, biznese, automjete apo dhe kontroll personal të personave ku janë gjetur dhe sekuestruar sendet e mëposhtme:

–          24 armë zjarri pistoletë

–          1 automatik kallashnikov

–          pjesë të ndryshme të armëve të zjarrit (gjilpëra, susta, shul, qyt etj.,)

–          49 krehëra (karikator) të llojeve të ndryshme,

–          2 thika

–          409 fishekë të kalibrit të ndryshëm,

–          1 palë pranga

–          10 pajisje speciale optike dhe lazeri

–          4 automjete

–          1 motor

–          1 palë veshje ushtarake

–          1 helmetë e forcave speciale

–          4 aparate celularë

–          2 laptop

–          1 njësi qendrore

–          290 euro

–          13,000 lekë

–          kartë Sim Vala (kosovare) r.k

Previous Post

Dy vëllezërit Çopja, një perandori droge dhe investimesh në prona. SPAK jep detajet e aksionit me 33 urdhër arreste

Next Post

“Dosja sekrete që përfshin Ballën, 2 prokurorë të SPAK, komisioneri i vetingut, ish gjyqtari”

droni

droni

Next Post
Dedaj shpjegon rreth dosjes së Xibrakës dhe kërkesës së Bardhit

“Dosja sekrete që përfshin Ballën, 2 prokurorë të SPAK, komisioneri i vetingut, ish gjyqtari”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.