Një fabrikë u përfshi nga flakët sot në mëngjes në autostradën Tiranë-Durrës.
Zjarri ka rënë në një fabrikë për prodhimin e këpucëve, në fshatin Picar, njoftoi sot policia e Tiranës.
“Në fshatin Picar, ka rënë zjarr në një fabrikë për prodhimin e këpucëve. Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. a.b











