Është zbardhur ngjarja e ndodhur më datë 24 qershor në portin e Sarandës, ku si pasojë e një shpërthimi, humbi jetën një bizneemen 52-vjeçar në këtë qytet.


Policia ka arrestuar një person i cili dyshohet se bashkë me 52-vjeçarin, do t’i vendosnin një anijeje një sasi eksplozivi, që shpërtheu aksidentalisht duke shkaktuar vdekjen e 52-vjeçarit Armand Nelaj.
Policia arrestoi E. M., 35 vjeç, banues në Sarandë.
“Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin Armand Nelaj kishin planifikuar vënien e një sasie eksplozivi te njëra nga anijet që operon në linjën Sarandë-Korfuz, për motive konkurrence.
Kjo sasi lënde plasëse ka shpërthyer aksidentalisht, gjatë tentativës për ta transportuar dhe vënë në anije, dhe si pasojë ka humbur jetën shtetasi Armand Nelaj”, njoftoi policia e Sarandës. a.b












