Një sasi lëndë plasëse shpërtheu gjatë natës pranë derës së banesës të shtetasit Robert Gera, në një lagje të Shkodrës.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje, konkretisht shtetasin L. M., dhe vijon puna për kapjen e tij.
“Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë është duke punuar intensivisht për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje”, njofton policia e Shkodrës. a.b











