• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BE, 136 milionë euro grant për rindërtimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit

droni by droni
26 July, 2024
in Ekonomia, Kryesore
0
Hekurudha Tiranë-Durrës, projekt për linjë të shpejtë. Shtohet segmenti  Tiranë-Rinas
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një marrëveshje që siguron 136 milionë Euro grante të BE-së për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit u nënshkrua sot, në Shtëpinë e Evropës, në Tiranë, nga Ambasadori i BE-së Sivio Gonzato, Ministri i Financave Ervin Mete dhe Shefja e BERZH-it në Shqipëri Ekatarina Solovova.

Fondet sigurohen nga BE-ja përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) dhe përfaqësojnë grantin më të madh të BE-së që i është dhënë Shqipërisë deri më sot. Projekti investues, me vlerë 373 milionë Euro në total, është bashkëfinancuar me kredi të dhëna nga Banka Evropiane e Investimeve (EIB) (100 milionë Euro) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) (99 milionë Euro), që është institucioni kryesor financues në projekt.

Me nënshkrimin e marrëveshjeve të huasë në fillim të vitit, nënshkrimi i grantit të BE-së përmbyll strukturën financiaretë projektit dhe shënon fillimin e zbatimit të tij. Investimi do t’u mundësojë Hekurudhave Shqiptare të elektrizojnë më shumë se 120 km binarë dhe të rinovojë 12 stacione treni, përfshirë sisteme të reja sinjalizimi, si dhe përmirësime të sigurisë. Kjo do të mundësojë udhëtime më të sigurta dhe më të shpejta me shpejtësi funksionimi deri në 100 km/h.

Ambasadori Silvio Gonzato, Shef i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, tha: “Lidhja e njerëzve është në thelb të idesë evropiane. Investimi më i madh i BE-së në Shqipëri deri më sot do të rilidhë shqiptarët brenda pjesës tjetër të rajonit dhe Evropës me tren. Linja hekurudhore e rinovuar do të nxisë udhëtimet brenda vendit, turizmin ndërkombëtar, si dhe do të mbështesë zhvillimin e përgjithshëm socio-ekonomik të Shqipërisë. Ajo do të reduktojë ndikimin mjedisor të transportit të mallrave dhe të pasagjerëve, falë elektrifikimit të linjës së re. Projekti mbështet tranzicionin e gjelbër të Shqipërisë, duke e bërë hekurudhën një mënyrë transporti më efikase dhe më miqësore ndaj klimës.

Ky investim është pjesë e strategjisë së BE-së për tashtrirë Rrjetin Trans-Evropian të Transportit të BE-së – TEN-T – në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kjo është lidhja hekurudhore ndërkombëtare e Shqipërisë me rrjetet hekurudhore rajonale dhe të BE-së. Linja e re do të përmirësojë qasjen në treg dhe do të rrisë ndjeshëm trafikun ndërkombëtar të mallrave e pasagjerëve drejt porteve, terminaleve, kryeqyteteve dhe aeroporteve me hekurudhë.

Ervin Mete, Ministër i Financave tha: “Ky është granti më i lartë nga BE për Shqipërinë për projekte investimi. Plani i ri i Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor nga i cili Shqipëria pritet të përfitojë mbi 900 milionë Euro do të krijojë mundësi për financime të tjera në formën e granteve apo kredive të buta. Synimi është progresi i reformave dhe përshpejtimi i investimeve. Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet që këtë angazhim të ri të përbashkët, ta realizojmë me sukses brenda afateve ambicioze. Bashkëpunimi i shkëlqyer deri më sot na bën optimistë që kjo mundësi e re të bëhet realitet siç është dhe projekti që po firmosim sot.”

BERZH, si institucioni financiar kryesor ndërkombëtar në projekt, mbështet projekte që nxisin lidhjen rajonale dhe e sjellin Ballkanin Perëndimor më pranë BE-së.

Ekatarina Solovova, Shefe e BERZH-it në Shqipëri tha: “Ne jemi krenarë që jemi partnerë me Bashkimin Evropian për të përmirësuar rrjetin hekurudhor në Shqipëri. Ky projekt është një dëshmi e angazhimit tonë të përbashkët për të nxitur lidhje më të forta rajonale në Ballkanin Perëndimor dhe për ta sjellë atë më pranë BE-së. Duke investuar në infrastrukturën e gjelbër, ne po i hapim rrugën rritjes ekonomike dhe një të ardhmeje më të qëndrueshme”. r.e

 

Previous Post

EMRAT/ 23 prokurorët e rinj dhe Prokurorite ku do te sherbejne pas emerimeve te shpallura nga KLP

Next Post

Dukatit i vidhet uji, banorët protestë në fshat, do bllokojnë edhe tynelin e Llogarasë

droni

droni

Next Post
Dukatit i vidhet uji, banorët protestë në fshat, do bllokojnë edhe tynelin e Llogarasë

Dukatit i vidhet uji, banorët protestë në fshat, do bllokojnë edhe tynelin e Llogarasë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.