Ka ndërruar jetë në burgun e Fushë-Krujës Andrea Bregasi, autor i një atentati të dështuar në Don Bosko në Tiranë në dhjetor të vitit të kaluar.
33 vjeçari ka pësuar arrest kardiak ndërsa po kurohej me metadon.
Bregasi u kap edhe nga kamerat e sigurisë te Don Bosko teksa qëllonte 6 herë me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin po lëvizte Rudolf Zefi bashkë me dy vëllezërit e tij.
Bregasi ra në prangat e policisë së Durrësit më 11 korrik. Ai ishte dënuar më parë për grabitje me armë në një argjendari. r.k











