Një person humbi jetën sot në aksin Karbunarë Lushnjë.
“Rreth orës 12:15, në aksin rrugor “Karbunarë-Lushnjë”, motomjeti me drejtues shtetasin J. L. 61 vjeç, është përplasur me një biçikletë me drejtues shtetasin F. Xh., rreth 50 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën”, njoftoi policia e Lushnjës.
Drejtuesi i motomjetit ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. a.b











