• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Autoriteti i dosjeve, Genta Sula tregon zyrtarët që i ndali në karrierë

droni by droni
19 July, 2024
in Kryesore, Politika
0
Autoriteti i dosjeve, Genta Sula tregon zyrtarët që i ndali në karrierë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Modernizimi i arkivës, verifikimi i zyrtarëve të lartë, gjetja e vendvarrimeve të të zhdukurve në kohën e diktaturës, edukimi qytetar, shërbimet si dhe ndryshimet ligjore ishin pikat kyçe ku u ndal raportimi i AIDSSH për vitin 2023 në parlament.

Kreu i këtij institucioni, Gentiana Sula raportoi rreth orës 3 të mëgjesit të 19 korrikut, në seancën e fundit parlamentare për këtë sesion.

Në lidhje me modernizimin e arkivës, AIDSSH është angazhuar për grumbullimin e vazhdueshëm te dokumentacionit arkivor dhe krijimin e arkivës digjitale të pagëzuar si “Mediatekë” me qëllim akses më të gjerë në dokumenta. Ndërsa vijon grumbullimi i dokumentacionit të hartuar nga ish-Sigurimi i Shtetit nga institucionet e tjera.

Me ndryshimet ligjore, gjatë vitit të kaluar janë marrë 21 Vendime të Komisionit të Deklasifikimit dhe Zhvlerësimit 5,591 njësi arkivore (dosje, fashikuj etj.) prej 237,259 fletë dokumente arkivore brenda vitit, inventarët e të cilëve janë publikuar në fletoret zyrtare dhe buletinet e isntitucionit.
Janë dyfishuar dosjet fizike të digjitalizuara në krahasim me një vit më parë, 2113 dosje fizike nga 1019 në vitin 2022, 175 dosje të mikrofilmuara, me një total prej 158 268 faqe dokumente arkivore si dhe ka nisur skanimi masiv i dokumenteve me afro 1.500.000 imazhe, kjo me kontraktim me palët e treta.

Sula theksoi se raporti dokumenton punën e kryer për t’i shërbyer rishqyrtimit historik të policisë politike si Ish-Sigurimi i Shtetit, sjelljen e narrativave të atyre që u targetuan si kundërshtare apo armiq të kohës, “përmes përmirësimit të cilësisë dhe shpejtësisë në shërbimin e dokumenteve, bashkëpunimin e zgjeruar e të qëndrueshëm me institucione si brenda dhe jashtë vendit”.

Gjatë vitit 2023 AIDSSH ka ofruar shërbimin e tij për individë, studiues dhe media duke regjistuar 457 kërkesa të reja individuale dhe 112 kërkesa studimore mediatike. Janë vënë në dispozicion 1329 dosje, me rreth 138 010 faqe, ndër të
cilat rreth 10 522 faqe kanë kaluar në proces anonimizimi.

Puna e AIDSSH ka vijuar edhe në verifikimin e figurave ku janë gjatë vitit të kaluar janë verifikuar 257 kandidatë nga të cilët vetëm 14 prej tyre figurojnë në dokumente të Ish-Sigurimit të Shtetit. Janë paraqitur gjithashtu me iniciativë personale 4 kërkesa për verifikim nga deputetë në detyrë të Kuvendit të Shqipërisë. Për zgjedhjet vendore të datës 14 maj 2023, AIDSH dërgoi shkresa pranë 50 subjekteve politike apo koalicioneve të regjistruara, por janë paraqitur vetëm 2 kërkesa një nga kandidati për Këshillin Bashkiak Vlorë dhe tjetra nga kandidati për Këshillin Bashkiak Krujë.

Kryetarja e AIDSSH-së theksoi se: “Vijon të mbetet problematikë mungesa e bashkëpunimit nga ana e subjekteve politike, që çon në moszbatim të detyrave ligjore të ngarkuara sipas përcaktimeve të nenit 30 të ligjit. Paketa me propozime e dorëzuar nga Autoriteti për ndryshime ligjore në Kodin Zgjedhor do të krijojë hapësirën ligjore që të kryhet verifikimi i gjithë kandidatëve që kandidojnë në zgjedhje.”

Lidhur me ri- verifikimin e figurave të zyrtarëve të pajisur më parë, me çertifikatë pastërtie figure AIDSSH ka identifikuar 13 zyrtarë në 6 institucione:
1 kandidat i MEPJ është liruar nga detyra për efekt të moshës së pensionit. 1 kandidat i KLGJ-së, nuk është emëruar në ndonjë detyrë nga ana e KLGj. Për 4 kandidatët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, dy prej tyre nuk janë në Policinë e Shtetit, e dy zyrtarët e tjerë nuk janë subjekte verifikimi sipas ligjit nr. 12/2018. Kandidati i Gjykatës së Rrethit Vlorë, është skualifikuar nga vettingu ndërsa 2 institucione nuk kanë kthyer ende përgjigje zyrtare.

Ndryshim ligjor ka dhënë rezultat pasi në vitin 2023, për një kandidat të pajisur më parë me çertifikatë pastërti figure, i cili pas ri-verifikimeve figuroi në detyrën e prokurorit në një çështje penale politike. Gjithashtu, AIDSSH u investua për një raport mbi qasjen krahasuese të verifikimit të figurave mes komisioneve të mëparshme dhe të standartit të ligjit 45-15 dhe gjeti të dhëna të rëndësishme që informojnë trashëgiminë e Ish-Sigurimit të Shtetit në periudhën tranzitore, fakte të cilat janë bërë dhe publike, në formë statistike, për sa kohë ende dokumentat burimore që janë prodhuar nga SHISH janë të padeklasifikuara.

“Prandaj në këtë kuadër kërkojmë bashkëpunimin e forcave politike apo komisionit të reformës zgjedhore. Autoriteti përsëri ka paraqitur propozime për
ndryshime ligjore në Kodin Zgjedhor që do të krijojnë hapësirën ligjore që lejojnë të kryhet verifikimi i të gjithë kandidatëve që kandidojnë në zgjedhje”- tha kryetarja Sula.

Kreu i AIDSSH kërkoi bashkëpunim edhe nga pushteti vendor.

“Sot ka një numër në rritje të bashkive (10) që bashkëpunojnë më AIDSSH për të verifikuar kandidatët per nderime e medalje. Po përsëri ky numër nuk është i plotë, “- tha Sula duke shtuar se janë verifikuar 40 kandidatë për tituj nderi dhe 10 prej tyre figuruan në arkivat e AIDSSH.

Gjatë vitit 2023 janë zhvilluar 3 hetime administrative për verifikimin e dyshimeve për vendvarrime të pashenjuara të mundshme dhe dy hetime administrative për verifikimin e vërtetësisë si dokumente arkivore. Gjithashtu janë depozituar 57 kërkesa, nga të afërm të personave të zhdukur, nga të cilat 39 rezultojnë me të dhëna arkivore, ndërsa 9 kërkesa pa të dhëna. Të tjerat janë në proces. Janë realizuar 3 hetime administrative mbi këtë temë, 6 inspektime në vendvarrime të dyshuara, shenjëzimi i një vendvarrimi në Shkodër pranë varrezave të Rrmajit.
Ka nisur gjthashtu edhe hetimi administrativ, me qëllim qartësimin e fatit, kërkimin, gjetjen, identifikimin dhe rikuperimin e eshtrave të personave të vdekur ose të zhdukur gjatë vuajtjes së dënimit në Burgun e Spaçit; lidhur me këtë është identifikuar vendvarrimi i mundshëm ku mund të jenë eshtrat e 4 të pushkatuarve të Revoltës së Spaçit, Skënder Daja, Pal Zefi, Dervish Bejko dhe Hajri Pashaj,
“Ndërkohë që kemi bërë qartësimin e fatit nuk po bëjmë hapa përpara për sa kohe pritet ende miratimi i VKM, “Për gjetjen, identifikimin, rikuperimin e eshtrave dhe mënyrën e mbrojtjes e ruajtjes së vendvarrimeve të personave të zhdukur gjatë periudhës 29 nëntor 1944-2 korrik 1-991, miratimi i hap rrugë procesit të gërmimeve dhe kam bindjen qe përcillet nga mbarë shoqëria si arritje humane “- tha Sula.
Gjatë viti të kaluar AIDSSH ka realizuar 49 aktivitete, konferenca dhe simpoziume dhe 50 botime të printuara dhe online, si dhe ka organizuar 4 ekskpozita me burime arkivore duke përkujtuar ngjarje të rëndësishme për periudhën 1994-1991.
Në fushën e edukimit qytetar është konkretizuar me sukses bashëpunimi zyrtar me MAS për përfshirjen në kurrikulën e arsimit parauniversitar të informimit mbi
aktivitetin e ish-Sigurimit të Shtetit. Konceptimi dhe vënia në funksion e platformës “Mësojmë nga e kaluara, burime arsimore të hapura 1944-1991”, një platformë interaktive me burime parësore si arkivë, dëshmi gojore, etj., e cila po bën bashkë aktorët e kujtesës dhe ekspertët e arsimit, me qëllim edukimin për qytetari demokratike. Themelimi, në këtë kuadër i aktiviteteve periodike si Klubi Librit, Arkiva e Hapur, Dosja e Hapur, Leksione te Hapura, por edhe botime për arsimin parauniversitar janë një sërë hapash konkretë në misionin e AIDSSH-së për edukimin qytetar.

Së fundi në lidhje me vendet e kujtesës, puna AIDSSH-së gjatë vitit 2023 ka
Ndërsa propozimet e Autoritetit në ligjin “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, për përfshirjen në ndërtimin e Muzeut Kombëtar “Kampi i Punës së Detyruar të të Burgosurve Spaç” dhe Muzeu Kombëtar “Kampi i Internimit me Tela me Gjemba Tepelenë”, ende nuk janë miratuar. a.b

Previous Post

GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për Vangjush Dakon

Next Post

Ish ministri i Brendshëm në SPAK, pyetje për shkeljet në tendera

droni

droni

Next Post
Lleshaj e thotë hapur: “Lufta kundër krimit nuk është fituar”

Ish ministri i Brendshëm në SPAK, pyetje për shkeljet në tendera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.