Një turiste sllovake humbi jetën sot në Golem. Hetinet e para nuk flasin për ndonjë goditje në zemër, por se ajo është mbytur
“Rreth orës 19:30, në Golem, dyshohet se duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasja M. J., 61 vjeçe, banuese në Sllovaki”, njoftoi policia e Kavajës.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të mbytjes. a.b












