Pavarësisht se të gjithë se mediat greke dhe eskponentë të politikës deklaruan se Fredi Beleri ka marrë leje për të shkuar në Strasburg, ende nuk ka një vendim zyrtar.
Komisioni i Burgjeve është mbledhur dy herë gjatë së sotme, e shtunë, duke mos bërë ende publik një vendim.
Fredi Beleri duhet të dalë të dielën jashtë vendit dhe të marrë pjesë fizikisht në betimin e tij në PE që mban mbledhjen e parë pas zgjedhjeve më 15 korrik në Strasburg. a.b












