Shkëlzen Berisha u pa këtë mbrëmje në protestë duke tërhequr edhe vëmendjen e gazetarëve.
I pyetur nga gazetarja e A2 CNN në lidhje me praninë e tij në protestë ai është shprehur se ndodhej në protestë si demokrat dhe qytetar i thjeshtë duke lënë të kuptohet se partinë e drejtuar nga babai, do të vijojë ta mbështesë si qytetar, pa treguar ambicie për drejtimin e PD, në ndryshim nga e motra, Argita, që nuk e ka përjashtuar marrjen e përgjegjësive.
Shkëlzen Berisha tha se e ka takuar të atin në arrest shtëpie.
“Jam këtu si demokrat për të gjitha padrejtësitë. Unë jam si qytetar për të mbështetur protestën. E kemi takuar doktorin. Është shumë mirë, është i fortë, me moral shumë të lartë. E mban drejtësia e kapur nga politika. Si mund të kesh besim në një drejtësi që mban të burgosur liderin e opozitës, pa asnjë akuzë.”, tha Shkelzen Berisha për A2CNN.











