Një grua i dha fund jetës këtë mbrëmje në fshatin Kurjan në Roskovec. Ajo ishte 58 vjeçe dhe u gjet nga familjarët pa jetë në oborrin e shtëpisë.
“Rreth orës 19:00, në fshatin Kurjan, Roskovec, është gjetur nga familjarët, në oborrin e banesës, pa shenja jete, shtetasja B. S., 58 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëvarur”, njoftoi policia e Fierit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. r.k











