• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GENC POLLO/ Shembulli maltez

droni by droni
8 July, 2024
in Kryesore, Opinion
0
GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Genc Pollo

“Nuk ka pasur mashtrim financiar (fraud) nga kompanitë por ka pasur përbetim kriminal (collusion) mes qeverisë dhe kompanive”.

Sa më lart është konkluzioni i gjyqtarit maltez Francesco Depasquale në v2023, i cili dha verdiktin për aferën VGH në vijim të një padie civile të opozitës. Afera me pak fjalë: kryeministri laburist Joseph Muscat, ministri i linjes Konrad Mizzi dhe shefi i zyrës kryeministrore Keith Schembri arritën të realizojnë në v2015 një kontratë koncesionare e cila vinte në administrim të plotë të kompanisë VGH që të tre spitalet shtetërorë të Maltës përfshirë miliona euro që gjendeshin në llogaritë bankare spitalore. Sipas kontratës qeveria transferoi më pas edhe shumë miliona euro në po ato llogari. VGH nuk bëri asnjë nga investimet e parashikuara në kontratë dhe më vonë ja shiti statusin koncesionar një kompanie tjetër e cila falimentoi fill më pas.

Gjyqtari Depasquale shënoi në verdikt se “ata (në qeveri) që duhej të mbronin interesin publik nuk e bënë këtë” edhe pse ishin njoftuar zyrtarisht për problemet e koncesionit dhe se “se mashtrimi financiar ishte kryer gjatë tre fazave të procesit: para fillimit të procedurës, gjatë negociatave dhe me nënshkrimin e kontratës”. Depasquale urdhëroi anullimin e kontratës dhe kthimin e tre spitaleve në pronësi shtetërore.

Hetimi penal në vijim të atij civil zbuloi se, përmes një vargu ndërmjetësish, rreth 10 milion euro u ishin paguar zz Muscat, Mizzi e Schembri. Sipas aktakuzës kjo shumë është vetëm maja e ajsbergut pasi qindra milionë janë shpërndarë në një pezhishkë globale llogarish bankare off-shore dhe duhet shumë përpjekje që të gjënden. Këtë vit, kundër kësaj tresheje e 25 të tjerëve, u ngritën akuza për korrupsion, fshehje pasurie e fallsifikim.

Tashti në Shqipërinë tonë

Le të tentojmë ushtrimin e mëposhtëm duke zëvendësuar:

​1.​Maltën me Shqiperinë

​2.​Dhënien e tre spitaleve në koncesion  (2015) me dhënien e tre inceneratorëve në koncesion (2014)

​3.​Zz Muscat, Mizzi e Schembri me zz Rama, Veliaj e Agaçi

​4.​VGH me Integrated Energy BV, Albtek Energy Elbasan dhe Integrated Technology Waste Treatment Fier.

​5.​Mbi 100 milion euro taksapará malteze të paguara koncesionarëve të mësipërm për asgjë me mbi 100 milion euro taksapará shqiptare të paguara koncesionarëve të mësipërm për asgjë.

Edhe për lexuesin jo shumë të vëmendshëm ngjashmëria e skemave korruptive duket goditëse e pothuaj identike. Por me dy ndryshime themelore:

A- Në Maltë gjyqësori vendosi anullimin e kontratës koncesionare per të tre spitalet dhe kthimin e tyre në pronësi shtetërore. Në Shqipëri gjyqësori ka vendosur vetëm sequestrimin e tre inceneratorëve dhe administrimin e tyre nga shteti. Por pronarët janë po ata që ishin që në v2014 dhe sipas ligjit çdo fundviti ata fusin në xhep dividendin.

B- Në Maltë gjyqësori nuk e copëtoi çështjen në tre dosje për secilin spital që do të çonte në fokusimin tek vogëlsirat; hetimi civil e penal u fokusua fillimisht te përgjegjësit më të lartë të konceptimit e realizimit të aferës korruptive. Në Shqipëri gjyqësori e ndau çështjen në tre copa; në rastin Fier e Elbasan u kufizua tek shkeljet procedurale nga funksionarë të mesëm e të ulët dhe në dy raste tek përfitimi i mekët i dy ofiqarëve përmes familjarëve të punësuar e të kontraktuar.

Sa më lart mund t’u shërbejë prokurorëve të posaçëm që ende po hetojnë incineratorin e Tiranës. Po më shumë mund t’i shërbejë opinionit publik për të analizuar e kuptuar performancën e SPAKut e të GjKKOsë në këtë rast e në tërësi. Kontrasti është i qartë midis gjyqësorit që cilindo e konsideron të barabartë para ligjit dhe gjyqësorit që për disa aplikon ligjin e Maliqit.

P. S. Malta shfaq edhe një tjetër aspekt shqetësues. Në këtë shtet tradita administrative britanike (Malta ishte koloni e Londrës deri në v1964) kombinohet me mentalitetin mesdhetar ku interesi personalo-familjar sfidon më fort atë publik. Nëse skandali VGH do të ndodhte në një shtet skandinav qeveria do të dorëhiqej menjëherë dhe partia e kryeministrit do të kolapsonte në zgjedhjet e radhës. Në Maltë megjithëse VGH ishte vetëm një ndër skandalet e shumtë të këtij lloji, KM Muscat i rezistoi sa mundi trysnisë së opozitës, shoqërisë civile dhe segmenteve ndërkombëtare (Parlamenti Europian, Asambleja KiE); vetëm kur hetimi mbi vrasjen e gazetares Caruana Galizia (i asistuar nga FBI dhe Europol) zbuloi implikimin e zyrtarëve atëhere qeveria Muscat dha më në fund dorëheqjen në v2020.  Qeveria pasardhëse e Partisë Laburiste me KM Abela në mënyra të ndryshme i ka marrë në mbrojtje zyrtarët e dyshuar. Dhe çfarë eshtë më e frikshme, që nga fitorja e parlamentareve në 2013, laburistët nuk kanë humbur asnjë palë zgjedhje. Në votimet e qershorit 2024 për Parlamentin Europian përsëri Partia Laburiste doli para Partisë Nazzjonalista opozitare (anëtare e Partisë Popullore Europiane) megjithëse me diferencë të ngushtuar shumë. Teoria e së drejtës ndërkombëtare njeh koncepte si “kapje e plotë e shtetit” (full state capture) dhe “korrupsion i lartë” (grand corruption); në këto situata korrigjimi i brendshëm përmes institucioneve bëhet pothuaj i pamundur. Si opsion mbetet presioni i rrugës me një shkallë të kontrolluar dhune i kombinuar ose jo me ndërhyrjen ndërkombëtare. Malta e Muscatit, Shqipëria e Ramës e disa shtete të tjerë janë jo vetëm raste studimore por edhe probleme të pazgjidhura.

P. P. S. Në dhjetor 2019 media investigative maltese Shift News shkroi se KM Muscat tentoi të eksportonte tek qeveritë socialiste në Ballkan skemën VGH. Perveç marreveshjeve në Shkup e Podgoricë ai nënshkroi me KM Edi Rama një memorandum i cili do i hapte udhën kontratës koncesionare. Por projekti i Tiranës duket se ngeci diku.

Previous Post

Rama zgjedh një minoritar nga Gjirokastra për kandidat në Himarë. Prefekti garon përballë opozitës

Next Post

PS propozon formulë të re për herësin dhe skemë për votimin e emigrantëve

droni

droni

Next Post
“Formula e re e KQZ”/Gjiknuri i prerë pas kërkesës së PD: Nuk diskutohet më, mos humbisni kohë

PS propozon formulë të re për herësin dhe skemë për votimin e emigrantëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.