Një person mori plagë të rënda këtë mëngjes pasi makina e tij shpërtheu sapo tentoi ta ndizte.
Ngjarja ndodhi në fshatin Malaj, në Mirditë.
”Rreth orës 08:05, Salla operative e Komisariatit të Policisë Mirditë është njoftuar se në fshatin Malaj, në oborrin e banesës së shtetasit Ludovik Syziu, në momentin që ky shtetas ka ndezur automjetin, në pjesën e pasme të automjetit ka ndodhur një shpërthim.
Për pasojë Syziu është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Mirditës jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia e Mirditës.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
Nga veprimet e para dyshohet se ka shpërthyer lëndë artizanale. a.b












