Ndeshja Gjermani Danimarkë u ndërpre në minutën e 38 këtë mbrëmje në stadiumin e Dortmundit.
Ndeshja u ndërpre për shkak të vetëtimave duke qënë një rast i rrallë.
Fill pas vetëtimave që flakronin mbi stadium nisi një stuhi breshëri e madhe.
Formacionet:
Gjermania: Neuer, Kimmich, Rudiger, Schlottenbeck, Raum, Andrich, Kroos, Sane, Gundogan, Musiala, Havertz
Danimarka: Schmeichel, Andersen, Vestergaard, Christensen, Maehle, Højbjerg, Delaney, Bah, Eriksen, Olsen, Højlund
Gjermania përballet me Danimarkën në ndeshjen me eliminim direkt të raundit të 16-s në Dortmund.
Dy përfaqësueset janë përballur mes tyre 28 herë. Gjermanët kanë fituar 15 ndeshje, kundrejt 8 fitoreve të danezëve. 5 përballje mes tyre janë mbyllur në barazim. r.s












