Foto ilustruese
Një drejtues mjeti humbi jetën këtë pasdite ndërkohë që po udhëtonte nga Fieri në Pishporo.
Ai po lëvizte me një makinë pa targa.
“Rreth orës 17:50, në aksin rrugor “Fier-Pishporo”, shtetasi Ll. D., rreth 64 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Ll. D”, njoftoi policia e Fierit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.m.k












