I dënuar nga autoritetet turke, me 10 vjet e 2 muaj burgim, për prodhim dhe shitje të narkotikëve, Mehmet Akman kapet nga Policia Kufitare në Kapshticë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Akman u kap në hyrje të Shqipërisë dhe u arrestua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, me qëllim ekstradimin në Turqi, shtetasi turk:
Mehmet Akman është 50 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Holandë.
“Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lartë e Stambollit, e ka dënuar me 10 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal turk”, njoftoi policia e Korçës.
Vijojnë procedurat për ekstradimin e 50-vjeçarit, në Turqi. a.b











