Poeti, kritiku dhe gazetari Agim Doci ndodhet në gjendje të rëndë në QSUT pasi ka pësuar hemorragji cerebrale.
“Ai është paraqitur mëngjesin e sotëm në Shërbimin e Neurologjisë në QSUT dhe është shtruar menjëherë në reanimacionin e këtij shërbimi”, raportoi më herët top channel.
Mjekët i thanë tv se po përpiqen për të ofruar maksimumin, por kompozitori paraqitet në gjendje të rëndë shëndetësore. Agim Doçi është autor i mijëra teksteve dhe këngëve shqiptare.a.b











