Një i ri humbi jetën sot në Hamallaj të Durrësit dhe një tjetër u dëmtua rëndë gjatë përplasjes së dy makinave.
“Rreth orës 15:40, në Hamallaj Durrës, automjeti me drejtues shtetasin O. M., 25 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. Kamberi 20 vjeç.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi E.K, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe ka humbur jetën në spital pasagjeri shtetasi A. Hasrama16 vjeç, që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi E. K”, njoftoi policia e Durrësit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. a.b












