Ka vendosur vetë të instalojë në tarracë një bombol gazi pa marrë parasysh se edhe mund të vrasë dike. Sot bombola ka shpërthyer dhe ka rënë në oborrin e një shtëpie.
“Rreth orës 13:00, në lagjen “Qemal Stafa”, në tarracën e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi, e cila më pas ka rënë në oborrin e një banese.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njoftoi policia e Shkodrës.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.a.b











