Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 21 mijë nënshkrimet e qytetarëve lidhur me “Votën e Diasporës” dhe “Hapjen e Listave Zgjedhore”, mbledhur dhe dorëzuar nga lëvizja ‘Shqiplria bëhet’.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi kërkesën e komitetit përfaqësues të nismës ligjvënëse të zgjedhësve nga organizata “Shqipëria Bëhet”, për regjistrimin e nismës ligjvënëse të zgjedhësve “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”.
Pasi vlerësoi se nënshkrimet e depozituara janë dorëzuar në përputhje me kërkesat e ligjit, Komisioneri vendosi regjistrimin e nismës ligjvënëse të zgjedhësve “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”. r.k












