Është marrë në dorëzim dhe mbyllur në qeli në Gjirokastër një perso i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Surja Sinani, 48 vjeç, i lindur në Gjirokastër, u ekstradua ditën e djeshme, nga Greqia në Shqipëri.
Gjykata e Gjirokastrës e ka dënuar këtë shtetas, me 6 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Në vitin 2014, shtetasi Surja Sinani, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, transportonte rreth 700 pako me cannabis sativa, me peshë totale rreth 837 kilogramë.
48-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme, njoftoi policia e Gjorokastrës. a.b












