Durim dhe Valter Bami janë shoqëruar në Dubai nga policia për verifikim, raporton klannews ndërsa tani mësohet se ata u larguan për Dubain pak kohë para nisjes së operacionit të fundit të SPAK “Metamorfoza”.

Valter Bami
Besohet se Policia e Shtetit në Tiranë u ka dërguar të dhënat e Durim e Valter Bamit si dhe akuzat për të cilat ata kërkohen në Shqipëri.
Vëllezërit Bami fshihen prej disa kohësh në Dubai dhe janë persona të shpallur në kërkim me urdhër-arresti nga SPAK.
Nuk dihet nëse policia në Tiranë ka inkurajuar ndjekjen e vetëm armiqve të Arben Ndokës apo ka nisur të dhëna edhe për këtë të fundit. a.b












