Një banor i Pakuqanit i moshës 60 vjeç humbi jetën vetëm pak orë pasi ra nga ura që mban të njëjtin emër.
Dyshimet e policisë janë se ai ra nga ura për shkak se kishte pirë pak.
”Ditën e sotme ka ndërruar jetë shtetasi A. J., 60 vjeç, banues në Paskuqan, i cili dyshohet se dje, duke qenë në gjendje të dehur, është rrëzuar te Ura e Paskuqanit. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia e Tiranës.
Materialet i kaluan Prokurorisë. a.b











