Prokuroria Speciale e Kosovës në bashkëpunim me Policinë dhe Agjencinë Kombëtare të Inteligjencës arrestuan 2 persona në Ferizaj pasi dyshohen se kryen spiunazh në favor të Serbisë.
Të arrestuarit janë shtetasit Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me BIA-n serbe. Ende nuk dihen informacionet që kanë kaluar por pranë këtij qyteti ndodhet baza ushtarake amerikane.
Bedri Shabani më herët ka punuar në Doganën e Kosovës dhe është pushuar nga kjo detyrë rreth 20 vjet më parë, raporton a2cnn.
Shkarkimi i tij sipas doganës kishte ardhur për shkak të shkeljeve të Kodit Etik së Doganës së Kosovës, lidhur me komunikimet e paautorizuara me mjetet e informimit masiv.a.b












