Një oficer policie u dëmtua rëndë sot gjatë një aksidenti në Lezhë pasi makina e tij u godit nga një kamion i huaj që drejtohej nga një person me shtetësi boshnjake.
“Rreth orës 15:30, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, kamioni me drejtues shtetasin boshnjak Nj. G. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Gj. V., punonjës policie i DVP Lezhë, i cili sapo kishte përfunduar shërbimin.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi Gj. V., i cili po dërgohet në spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore.
Me shtetasin Nj. G. po kryhen veprimet procedurale”, njoftoi policia e Lezhës.
Grupi hetimor dhe opgj të AMP-së, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën në vendngjarje, për sqarimin e rrethanave të aksidentit. a.b











