Zjarri përfshiu një ambient të spitalit të Shkodrës këtë pasdite duke shkaktuar dëme në podrumin e tij.
“Rreth orës 19:30, në një dhomë në bodrumin e Spitalit Rajonal Shkodër ku janë të instaluara pompat e ujësjellësit ka rënë zjarr, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë duke shuar zjarrin nga i cili ka vetëm dëme materiale”, njoftoi policia e Shkodrës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit. m.k












