Inceneratorët blejnë me shuma të majme sulmuesit mediatikë dhe organizata fantazëm, tha sot në një deklaratë për media anëtarja e këshillit kombëtar, Silvi Bardhi.
Reagimi mori shkak nga një deklaratë e një organizate gazetarësh e cila kërkonte arrestimin e protestuesve para bashkisë që hodhën molotov edhe pranë vendit ku ndodheshin disa gazetarë.
Sipas Bardhit organizata që publikoi deklaratën është e lidhur me inceneratorin e Tiranës.
“Shoqata e gazetarëve “AEJ Albania”, drejtohet nga Arbër Hitaj. Abedin Hitaj, babai i tij, rezulton i punësuar pranë Inceneratorit të Tiranës dhe njëkohësisht është ortaku i vetëm i kompanisë “Hawk Security”, duke shërbyer si prestanome për Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton.
Abedin Hitaj, është njëkohësisht dhe roje objekti pranë Inceneratorit Tiranë, ku merr rrogën e 9-të më të lartë në këtë konçension, plot 1 mijë e 600 euro në muaj”, deklaroi Bardhi. a.b












