U kapën në flagrancë duke kryer punime për ndërtimin e paligjshëm të një moli, në plazhin e Golemit, në Kavajë, vihen në pranga 3 shtetas. Sekuestrohen 1 kamion dhe 1 ekskavator.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, të mbështetura nga informacionet e inteligjencës policore, evidentuan 1 rast të kësaj paligjshmërie, në Golem.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan shtetasit:
F. A., 54 vjeç, banues në Shijak, i proceduar penalisht më parë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, G. L., 48 vjeç, banues në fshatin Rrashbull, Durrës, dhe A. Gj., 35 vjeç, banues në Golem.
Këta shtetas janë kapur në flagrancë duke kryer punime, pa lejen e organeve kompetente, për ndërtimin e një moli afër stacionit të plazhit në pronësi të shtetasit F. A. m.k











