“Kur nuk shkojnë në stadium”, e realizuar në vitin 1986, nga piktori Guri Madhi, bëhet pjesë e ekspozitës “In motion – Art & Football” në Muzeun e Futbollit Gjerman, në Dortmund.
Lajmi është publikuar sot nga kryeministri Edi Rama i cili edhe falenderon kuratorët për këtë përzgjedhje.
Ekspozita gërsheton botën e futbollit dhe të artit. Në një sipërfaqe prej rreth 1000 metrash katrorë, një instalacion hapësinor mundëson ndërveprim mes veprave artistike që trajtojnë temën e futbollit në modernizmin europian të shekullit të 20-të.
Ekspozita është ngritur si pjesë e aktiviteteve që lidhen me ngjarjen e madhe të futbollit evropian Euro 2024 që zhvillohet në Gjermani.











