Një sasi droge me vlerë afro 2 milionë euro u kap sërish sot në Portin e Pireut në Greqi.
Kontrollet nga inspektorët doganorë të Inland Revenue çuan në zbulimin dhe sekuestrimin e 46 kg kokainë të fshehur në një konteiner frigoriferik me banane.
Kjo është ngarkesa e tretë në pak ditë pas dy ngarkesave me 210 dhe 109 kg kokainë të kapur në Portin e Pireut në Greqi,
Fillimisht dogana e 3-të e Pireut sekuestroi një kontenier të dyshimtë me banane me origjinë nga Ekuadori me destinacion Pireun. Në kontrollin fizik u gjetën 40 pako me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike kokainë, me peshë bruto 46 kg 445 gramë, të cilat u konfiskuan. m.k












