Një oficer i Gardës është plagosur këtë pasdite në Tiranë. Policia dyshon se ai ka qëlluar veten me pistoletën e shërbimit.
“Rreth orës 18:00, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në SUT, shtetasi F. S., 28 vjeç, punonjës pranë Gardës së Republikës, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit”, njoftoi policia e Tiranës.
Në lidhje me rastin është njoftuar AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. m.k











