Një person i moshës 45 vjeç humbi jetën sot në Maliq ndërsa po pastronte çiften e tij.
“Mbrëmjen e sotme, në fshatin Zëmblak, Maliq, në banesë, shtetasi T. M., rreth 45 vjeç, duke pastruar armën e gjahut (të cilën e posedonte me leje) dyshohet se arma është shkrepur aksidentalisht dhe për pasojë ky shtetas ka humbur jetën”, njoftoi policia e Korçës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. m.k












