Një sasi eksplozivi ka shpërthyer këtë mbrëmje në Krujë. Ngjarja ndodhi në Arrameras ndërsa policia shkoi në vendngjarje.
“Rreth orës 22:10, në Arrameras, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit A. K., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale (është dëmtuar porta e jashtme)”, njoftoi policia e Krujës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. a.b











