3 persona ranë sot në kontakt me energjinë elektrike në ambientet e jashtme të një hoteli në Dhërmi, hotel Hilton, ndërsa njëri prej tyre vdiq ndërsa po merrte ndihmën emergjente.
“Pronari i hotelit Aldo Metani rreth 40 vjeç, ka ndërruar jetë për shkak të dëmtimeve, ndërsa dy punonjësit e dëmtuar do të transportohen për ndihmë mjekësore të specializuar në Tiranë”, njoftoi policia lokale.
Pak më herët policia njoftoi për 3 personat që ranë në kontakt me korentin ndërsa po punonin në ambienteve të jashtme të hotelit.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. r.k












