• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Administratori i Veliajt, 34 milionë euro tendera nga bashkia e Tiranës

droni by droni
17 May, 2024
in Kronika, Kryesore
0
Administratori i Veliajt, 34 milionë euro tendera nga bashkia e Tiranës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi deklaroi sot një skemë tjetër sipas tij e grabitjes së fondeve publike nga bashkia e Tiranës dhe kryetari Erion Veliaj.

Foto që shihni, është tregues i qartë se skema e vjedhjes së 100% të fondeve publike është ideuar nga kreu i bandës 5D Erion Veliaj dhe është zbatuar nga të gjithë drejtorët pjesë e shtabit elektoral të Veliajt më 14 Maj 2023.

Personazhi i radhës quhet Arben Maloku. Nga viti 2015 deri më shtator të vitit 2022, me firmën e Erion Veliajt, ky individ ka mbajtur funksionin e Administratorit të Njësisë Administrative Zall Herr.

Njësoj si kolegët e tij 5D edhe Arben Maloku, duke përdorur vjehrrin dhe babain, ka përfituar 3 leje ndërtimi dhe 55 tendera për periudhën 2018-2023. Dhe më konkretisht: 36 tendera me vlerë 16 milionë euro i ka marrë nga kolegët e tij të UKT, tashmë në qeli. 11 tendera me vlerë 18 milionë euro i ka përfituar drejtpërdrejt nga kreu i bandës 5D Erion Veliaj, 5 tendera i ka përfituar nga Bashkia Kamëz, 1 tender nga Bashkia Kurbin dhe 2 tendera nga OSSHE.

Vlera totale e tenderave të përfituar nga ky shtetas është 39 milionë euro nga të cilat 34 milionë euro i ka marrë drejtpërdrejt nga Bashkia Tiranë gjatë periudhës që ishte në detyrë si zyrtar i lartë i saj”, renditi Belind Këlliçi.

Zyrtari i lartë i PD, që kandidoi për kryetar bashkie në Tiranë në 2023 publikoi edhe fakte të tjera.

“Në shkurt të vitit 2021, ky individ ka përfituar leje ndërtimi me firmën e vetë Erion Veliajt, në rrugën ‘Myslym Shyri’, një ndër zonat më të lakmuara të Tiranës.

Në vitin 2022, në një shoë mediatik, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe Drejtoresha e IKMT Dallëndyshe Bici, njoftuan sekuestrimin e pallatit të Arben Malokut, por pa e njoftuar publikun se pallati i sekuestruar ishte në pronësi të një zyrtari të lartë të Bashkisë Tiranë.

Sipas dokumenteve zyrtare, bëhej fjalë për 2700 metra katrorë ndërtim pa leje, në zemër të Tiranës.

IKMT na ka njoftuar zyrtarisht se për këtë subjekt, nuk ka patur asnjë veprim nga IMT, asokohe e drejtuar nga banditi Mariglen Qato, sot edhe ky në qeli. Sigurisht Grupi i Strukturuar Kriminal 5D i Bashkisë Tiranë, kujdesej për investimet e pjesëtarëve të bandës.

Në tetor të vitit 2022, KKT merr vendim që ky pallat të sekuestrohej 100%. Në këto momente, sipas përcaktimeve ligjore, kjo kompani duhet të gjobitej, duhet të paguante vlerën e ndërtuar pa leje për metër katrorë, por mbi të gjitha kësaj kompanie, supervizorëve dhe inxhinierëve duhej t’u hiqej licenca për 5 vite.

Por kjo sigurisht që nuk ndodhi. Edhe përse e njoftuar nga IKMT, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, nuk bëri revokimin e liçencës. Për pasojë, kompania ARB Trans, në tetor të vitit 2023 gostitet me një leje ndërtimi gjigande në Bulevardin e Ri të Tiranës.

Por Arben Maloku nuk mund të rrinte pa u gostitur edhe me një leje tjetër ndërtimi në Bashkinë Kamzës, me firmën e idhtarit të madh të reformës në drejtësi, kryebashkiakut Rakip Suli.

Të gjitha këto veprime, kanë sjellë fitime marramendëse për zyrtarin e lartë të Bashkisë Tiranë Arben Maloku, të cilat janë fshehur pas 2 emrave: Fatmir Firi i arrestuar për evazion fiskal dhe si pasojë e këtij dënimi, shtetasi Fatmir Firi i’a dhuroi aksionet e kompanisë ARB&Trans-2010 babait të Arben Malokut, shtetasit Shyqyri Maloku”, tha Këlliçi.

Shtetasi Arben Maloku, me bekimin e plotë të kreut të bandës 5D Erion Veliaj, ka përfituar 39 milionë euro dhe 3 leje ndërtimi, vlera e të cilave është më e pakta 35 milionë euro, për një total mbi 70 milionë euro në vetëm 5 vite, shpjegoi Këlliçi.

“SPAK duhet të ngrihet në lartësinë e detyrës dhe të vërë nën sekuestro, si një skenë krimi të një korrupsioni të pa precedentë godinën e Bashkisë Tiranë dhe të arrestojë kreun e Grupit të Strukturuar Kriminal 5D Erion Veliajn, i cili çdo ditë që vijon qëndron në detyrë, ka mundësinë të prishë prova dhe të thellojë këtë veprimtari korruptive”, tha Këlliçi.

Ditën e nesërme do të bëjmë publike përfitimet e zyrtarit të rradhës të Bashkisë Tiranë, Administratorit të Komunës Dajt Kujtim Qefalia., njoftoi ai. r.p

Previous Post

EMRAT/ Vëllezërit Avdylaj, ‘aksionerë politikë në Durrës e Shijak”, në kërkim nga SPAK, arrest me burg.

Next Post

Biznesmeni nga Velipoja në pranga, Mir Bryli, i afërm i Pëllumb Gjokës

droni

droni

Next Post
Lihet në qeli biznesmeni i ‘Metamorfozës’, Pëllumb Gjoka

Biznesmeni nga Velipoja në pranga, Mir Bryli, i afërm i Pëllumb Gjokës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.